Lehtësohen masat, maska hiqet në ambientet e jashtme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

Në këtë takim u mor vendim që maska hiqet në ambientet e jashtme, ora policore nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR.
Masat e rekomanduara do t’i propozohen nesër qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.

“Ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.
Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

Me këtë rast në këtë mbledhje është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00, deri në ora 05:00, siç ishte para disa javëve.

You may also like