Legjenda Eric Cantona dënon kupën e botës Katar 2022: Është vetëm për paratë (fotot)

by admin
Spread the love

Ish sulmuesi i Manchester United ka thënë se nuk do të shohë turneun botëror të 2022 duke cituar si arsye trajtimin “mizor” të punëtorëve të stadiumeve.

Legjenda franceze e futbollit Eric Cantona ka folur me një retorikë të ashpër së fundmi kampionatin botëror të futbollit që zhvillohet sivjet në Katar, duke kritikuar ashpër trajtimin skllavëror të punëtorëve në ndërtimin e stadiumeve e duke deklaruar se turneu “ka të bëjë vetëm me paratë”.

“Nuk merakosem për Kupën e Botës, pasi për mua nuk është fare një kampionat,” tha dje ish-sulmuesi i Manchester United për të përditshmen Daily Mail.

“Në dekadat e fundit kemi pasur shumë evente olimpike apo futbolli në vende në zhvillim si Rusia e Kina. Por Katari nuk është një vend që luan futboll. Nuk jam kundër idesë së organizimit të eventit në vende në zhvillim për të promovuar lojën e bukur të futbollit, siç ishin kampionatet e viteve 90-të në SHBA ose në Afrikën e Jugut”.

“Por në Katar e vërteta është se nuk ka potencial të tillë. Nuk ka asgjë, përveç parave, besoj”.

Më tej 55-vjeçari iu referua një raportimi në të përditshmen Guardian vitin e kaluar ku thuhej se 6,500 emigrantë aziatikë kanë vdekur duke punuar në Katar që prej shpalljes së pritjes së Kupës së Botës prej vendit.

Pas terheqjes nga futbolli Cantona ka luajtur ne disa filma ne France

Lajmi është kritikuar nga mediat dhe Guardian është akuzuar se kërkonte të tërhiqte vëmendje duke nënkuptuar se punonjësit po vdisnin duke ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës së Katarit.

Ndërkohë zyrtarisht konfirmohet se vetëm 1 përqind e vdekjeve kishin lidhje me punën e ndërtimit të impjanteve.

Cantona shtonte se shumica e futbollistëve kanë prejardhje të thjeshtë dhe se “meritokracia” e sportit u dha atyre shansin për të “shpëtuar veten dhe familjet e tyre”.

“Nëse meritokracia e futbollit është esenca e tij, është e çuditshme që Kupa e Botës së organizohet në Katar”, tha ai.

Komentet e Cantona u pritën me reagime të përziera, ku disa pranonin qëndrimin e tij ndërsa të tjerë akuzonin se ai nuk përmendte vende të mëparshme pritëse të eventit të famshëm.


Top Channel

You may also like