Legjenda e hijes së pelegrinit, legjenda e një dashurie të madhe – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Legjenda flet për një prift dhe dashurinë e tij për një murgeshë. Sipas legjendës së vendosur në rrugën e Santiagos në Spanjë, prifti dilte vazhdimisht për shëtitje me murgeshën e re në këtërrugë. Të dy kalonin orë të tëra shëtitje në atë zonë, derisa në njëmoment prifti u bind se kishte rënë në dashuri me murgeshën. Pas shumë vështirësish, ai mori guximin dhe i rrëfeu asaj dashurinë që ndjente dhe i propozoi t’ia mbathnin së bashku.Murgesha, duke u ndjerë edhe ajo e dashuruar, pranoi.

Ata e lanë takimin në qendër të Santiago di Compostela, prapa kishës. Në mënyrë që të mos njiheshin nga të tjerët, ata vendosën të visheshin si pelegrinë. Mirëpo murgesha nuk u paraqit në takim, pasi ndjenjat dhe plani i saj u zbuluan nga nëna murgeshë, e cila e dënoi duke e mbyllur në manastir dhe duke iahequr të drejtën për të dalë prej tij.

Legjenda thotë se prifti i dashuruar nuk hoqi dorë kurrë nga dashuria e tij, dhe ende sot e pret murgeshën prapa kishës.Kështu, sa herë “troket” nata në sheshin e Quintanës, mund tëshihet hija e burrit të dashuruar në pritje të së dashurës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë dhe ende sot vazhdon ta presë. Që nga ajo natë, ai e pret daljen e saj çdo mbrëmje, me shpresën se ajo do të vijë dhe do t’ia mbathin bashkë.

Fotot e artikullit i përkasin “Piazza della Quintana” në Santiago de Compostela në Spanjë, ku mund të shihet iluzioni optik i njëpersoni gjatë orëve të natës dhe mendohet të jetë pikërisht prifti i legjendës më sipër. Nëse ende nuk e keni vizituar këtë pikëturistike, bëni mirë ta vizitoni, pasi është një nga më të vizituarat dhe më të pëlqyerat nga turistët.

You may also like