Legjenda e futbollit portugez “sulmon” Piolin: Nuk po di të përdorë një si Leao

by admin
Spread the love

Intervistë me “Tuttomercatoweb. com” për Bruno Alveshin, legjendë e futbollit portugez dhe tashmë drejtor sportiv i AEK-ut të Athinës. Ndër temat e prekura ishte edhe ajo e “goditjeve të lira” në të cilat ai ishte specialist, një cilësi tashmë e humbur në kampionatet e Europës.

“Futbolli tani ka nevojë për intensitet, vazhdimësi, çdo trajner ka nevojë për këto karakteristika, por nevojiten edhe futbollistë që dinë të lënë gjurmë në ndeshje e sipër gjatë goditjeve standarde. Megjithatë, ka lojtarë si Leao i Milanit. Ai i përket një kategorie talentesh që kanë një inteligjencë ndryshe, një mendje tjetër.

Me kuqezinjtë ai ka vuajtur të shfaqet me të njëjtën vazhdimësi, por trajnerët, duke filluar që nga Pioli duhet të kuptojnë se si të nxjerrin më të mirën prej tij. Cilësitë janë aty, është vetëm çështje situatash për të marrë më të mirën nga një futbollist”, ka thënë Bruno Alvesh.

PANORAMASPORT.AL

You may also like