Legjenda e Brazilit, Pele shtohet në fjalorin e gjuhës portugeze për të përshkruar ‘person i jashtëzakonshëm’ (fotot)

by admin
Spread the love

‘Pele’ është shtuar dje zyrtarisht në fjalorin e gjuhës portugeze si një emër ose mbiemër që përshkruan dikë ‘jashtë të zakonshmes’ në mirënjohje të trashëgimisë së tij në sportin e futbollit.

Njoftimi i bërë nga krijuesit e fjalorëve Michaelis ishte pjesë e një fushate që kishte mbledhur më shumë se 125,000 firma për të nderuar efektin e legjendës në sport.

Rreth 265 milionë njerëz në botë flasin gjuhën portugeze, por të cilët tashmë fjala ‘pele’ do të përcaktojë zyrtarisht një person të jashtëzakonshëm, çka ishte përdorur prej kohësh në gjuhën informale në Brazil.

Në hyrjen e re në fjalor fjala përcaktohet si ‘i veçantë, i pakrahasueshëm, unik’, si cilësi të lidhura me atë që njihet si ‘Mbretii futbollit’.

Tre herë kampionii botës Pele, vdiq dhjetorin që shkoi në moshën 82 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Përshkrimi në fjalor thotë më tej: ‘Dikush që është i jashtëzakonshëm, që prej aftësive, vlerave apo superrioritetit të tij, nk mdu të krahasohet me të tjerë, siç ishte Pele; emrii shkurtër i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i cili konsiderohet si atleti më i mirë i të gjitha kohërave’.

Pele ka shënuar një rekord prej 1,281 golash gjatë dy dekadave duke luajtur me Santos (1956-74), me kombëtaren braziliane dhe me skuadrën e Neë York Cosmos (1975-77).


Fjala ‘pele’ do të përcaktojë zyrtarisht një person të jashtëzakonshëm, pasi ishte përdorur prej kohësh në gjuhën informale në Brazil.


Top Channel

You may also like