Legjenda e Brazilit këshillon Raphinan që t’i bashkohet Liverpoolit

by admin
Spread the love

Legjenda e Brazilit, Rivaldo beson se bashkatdhetari i tij Raphinha do të përfitonte nga një transferim në Liverpool.

49-vjeçari ka theksuar se një transferim i tij në Liverpool do të ishte hap i madh për brazilianin për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe të ftohet rregullisht me kombëtaren e Brazilit.

“Raphinha performoi mirë në debutimin e tij për Brazilin, por ai tashmë po shkëlqente në Premier Ligë me Leeds United dhe ka zëra për interes nga Liverpool”, tha ai për ‘Betfair’.

“Nëse ai do të bënte lëvizjen, ai mund të mos jetë një titullar i rregullt, por jam i sigurt se do të ishte një hap i madh në karrierën e tij pasi do ta lejonte të konkurronte për tituj dhe të luante në Ligën e Kampionëve, gjë që mund të ishte vendimtare për më shumë thirrje në ekipin kombëtar brazilian”, ka përfunduar Rivaldo.

24-vjeçari ka shënuar tri gola në tetë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon.

You may also like