Lefter Maliqi tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtet me Ardi Veliun

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe nuk kemi të bëjmë me dorëheqje.

Sipas tij, akti i dorëheqjes me rregullore fillimisht i paraqitet ministrit të Brendshëm dhe më pas ky i fundit ia dërgon kryeministrit.

“Për mua është i shkarkuar, nuk është i dorëhequr, dorëheqja është letër Bakalli dhe pa protokoll. Dorëheqja i bëhet ministrit të rendit dhe më pas ministri ia kërkon kryeministrit”, tha ai.

Ai theksoi se Veliu është përdorur nga kryeministri Rama dhe tani është flakur në rrugë, një metodë kjo që sipas Maliqit është aplikuar në të kaluarën me ish-ministra apo deputetë.

“Ardi Veliu është limon i shtrydhur i radhës. Rama i ka treguar këto me ish-ministra dhe deputetë. E përdori për opozitën për gazlotsjellës, si shofer të Klement Balilit. Është përdorur për zgjedhjet”, tha ai në “Now” në Euronews Albania.

You may also like