Leeds gjen pasardhësin e Bielsas, Marsch firmos deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Leeds United ka gjetur menjëherë pasardhësin e Marcelo Bielsas dhe i ka besuar pankinën trajnerit Jesse Marsch.

“Leeds United njofton se Jesse Marsch është zgjedhur si trajner i skuadrës së parë të klubit. 48-vjeçari ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në qershor të vitit 2025 dhe ndeshja e tij e parë në krye të skuadrës do të jetë ajo e së shtunës në Premier League në transfertë përballë Leicester City”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të klubit anglez.

Marsch ka luajtur me kombëtaren amerikane të futbollit dhe me klubet D.C. United, Chicago Fire dhe Chivas USA gjatë karrierës së tij si futbollist.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ai ka qenë asistent i kombëtares amerikane dhe më pas trajner i Montreal Impact (2012-2015). Marsch  ka drejtuar New York Red Bulls (2015-2018) dhe më pas u bë asitent i Ralf Rangnick tek RB Leipzig.

Në sezonin 2019/2020 u zgjodh trajner i Red Bull Salzburg dhe në fillim të sezonit aktual u rikthye sërish tek RB Leipzig, kësaj radhe si trajner i parë. Aventurë që zgjati deri në dhjetor të vitit të kaluar. / Oversport.tv

Foto: Leeds United Twitter

You may also like