Ledri tregon mundimet e 1 viti derisa takoi Sarën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar këtë të shtunë në “A live Night”, Ledri Vula ka rrëfyer si si është njohur me partneren e tij Sarën. Reperi ka treguar se ata janë njohur në një koncert të tij në Gjermani, por Sara nuk e njihte dhe më pas i ishte dashur një vit mundim që të takohej me të.

“Me Sarën jam njohur krejt rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës kanë ardhur me më pa live dhe Sara s’më ka njohur, m’ka dit këngët, por se ka dit se kush jam. Ka ardhur me shoqet me bo foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se s’ja ka ni për mu edhe pastaj kështu kemi filluar duke fol dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shty, më ka munu derisa e kam taku, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe ka shku viral,  jam mundu me i ndal, pastaj kam thënë I don’t care. Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ni, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team”, tha Ledri.

You may also like