Ledjana Prenga rrëfen jetën e saj private, tregon se është në një lidhje dashurie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të emisionit “Për’puthen”, për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u formua mes saj, Mevlanitdhe Antonelës. Por kjo histori ka mbetur në të shkuarën tashmë, pasi Prenga është në një lidhje të re dashurie.

Kohë më parë u raportua se Ledjana po shijonte një romancë me një djalë nga Kosova larg vëmendjes së publikut. Më pas ka qenë vetë ish-konkurrentja e Për’puthen e cila me anë të postimeve në Instagram, “ka pohuar” këto aludime. Tashmë nuk ka dyshime!

E ftuar në emisionin “Prive”, Prenga ka bërë një rrëfim pa doreza për sa i përket marrëdhënies së saj të re. Ndër të tjera Ledjana u shpreh se ai ka ndikuar për mirë tek ajo, ndonëse identitetin sërish e mbajti të fshehtë. “Jam në lidhje me një djalë nga Kosova. Më pëlqejnë shumë kosovarët, pse jo e kam shprehur.

Dhe jam tepër e lumtur. Kaq mund të them. Është bërë një kohë e gjatë dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht tek qetësia ime. Gjithçka funksionon për mrekulli”, u shpreh Ledjana. Në këtë intervistë, ish-konkurrentja zbuloi gjithashtu se ka humbur plot 20kg.

You may also like