Ledioni dhe Sara pushojnë si çift jashtë vendit. Producentja zbulon surprizat e veçanta të partnerit (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të angazhuar maksimalisht me dy nga programet më të ndjekura në vend, Dancing With The Stars dhe Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha dhe Ledion Liço duket se nuk kanë gjetur aspak kohë për njëri-tjetrin.

E pas përfundimit të këtyre angazhimeve, çifti ka vendosur të udhëtojë jashte vendit bashkë e të kalojnë disa ditë me njëri-tjetrin. Vetë producentja ka ndarë pak me fansat e saj në rrjete sociale.

Në një kolazh fotosh nga ky udhëtim, Sara ka treguar pak Ledionin, i cili nuk është aspak aktiv në rrjete sociale dhe pak nga surpriza e tij në 14 maj ditën botërore të nënave.

“Gëzuar Ditën e Nënave. Faleminderit që more kohë larg fëmijëve tanë për të qëndruar me mua”, i ka shkruar Ledioni Sarës bashkë me një buqetë me lule.

You may also like