Lediani shuan zërat, publikon foton duke u puthur me Elhaidën: Me Esmeraldën

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, dhe balerini Lediani Agalliaj deklaruan zyrtarisht se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Para pak kohësh, në rrjet nisi të aludohej edhe për një krizë në raportin e tyre. Për më tepër, disa ditë më parë Elhaida u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me balerinin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.

Mbrëmjen e së dielës u dha muzikali francez ‘Notre Dame de Paris’, ku trupa ndërkombëtare luajti në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte Elhaida. E teksa spektakli përfundoi me sukses, duket se në prapaskenë këngëtaren e ka pritur mbështetësi i saj më i madh i cili ishte Lediani.

Ai postoi sot një foto duke u puthur me Elhaidën, e në përshkrim shkruan: “Me Esmeraldën”, duke na konfirmuar kështu se marrëdhënia e tyre është solide dhe shumë e fortë.

You may also like