Leao pranë rinovimit me Milanin: Takimi i fundit me Maldinin shkoi mirë

by admin
Spread the love

Milani dhe Rafel Leao janë duke punuar për rinovimin e kontratës prej kohësh dhe sinjalet e fundit janë pozitive. Të paktën kështu kuptohet nga fjalët e yllit portugez që tregoi për mediat se si shkoi takimi i tij i fundit me Maldinin.

“Takimi me Maldinin përpara se të fillonte Botërori ishte pozitiv”, tha Leao së fundmi për mediat. Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2024 dhe Milani nuk dëshiron të humbasë kohë, por të rinovojë sa më parë.

Megjithatë, një nyje që ende duhet të zgjidhet dhe që e ka vështirësuar jo pak punën është gjoba që Leao duhet të paguajë te Sporting Lisbona. Nuk përjashtohen edhe surprizat në këtë çësthje pasi dhe vetë Leao preferoi të driblonte gazetarët dhe jo të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Për momentin duhet të qëndroj i përqëndruar te Kupa e Botës. Kur të rikthehem në Milano do të flas me klubin”, shtoi Leao. Në pritje të situatës se çfarë do të ndodhë është Chelsea që ka ofruar për yllin portugez 100 milionë euro. /oversport.tv

You may also like