Leao më i mirë i vitit në Serie A! “Gran Gala”, milanistët dominojnë formacionin e sezonit të kaluar

by admin
Spread the love

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Milan domonion me lojtarët e tij në formacionin më të mirë të sezonit 2021-2022. Në ceremoninë e përvitshme të çmimeve Grand Gala, Serie A shpalli 11shen e vitit të kaluar atje ku kampionët e Italisë kishin 4 vende të rezervuara, Inter 2 Juventus 2, Lazio gjithashtu u përfaqësua nga dy futbollitstë dhe Napoli me krahun e djathtë mbrojtjes.

Mike Maignan u shpall portieri më i mirë i vitit, francezi i cili shkëlqeu duke ruajtur në 17 ndeshje portën të paprekur. Në mbrojtje nga e djathta u vlerësua napoletani Di Lorenzo, gur themeli në sezonin e bukur të Napolit ndërsa nga e majta, një mbrojtës që shënoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste, Teo Hernandez.

Sezoni i shkëlqyer me Torinon mundësoi një vend në formacionin më të mirë për brazilianin Gleison Bremer, sot futbollit i Juventus, e së bashku me të një tjetër kuqezi, Fikayo Tomori, i pakalueshëm në repartin difensiv të Milanit.

Mesfusha me 3, u përbë nga 2 zikaltër, Nikolo Barella dhe Marcelo Brozovic, absolutisht me meritë ndërsa Inter luftoi deri në javën e fundit për titullin kampion. Bashkë me ta rreshtohet e Sergei Milinkovic Savic, një ndër lojtarët kyç që solli Lazion deri në vendin e 5 në Serinë A.

Në sulm nuk mund të mungonte tredhëmbëshi Vlahovic-Immobile-Leao. 24 golat e bomberit serb i cili e kaloi sezonin mes Firences dhe Torinos, ndihmuan Juventusin të arrij zonën Champions dhe Fiorentinën të mbërrinte në Conference League. Në formacionin më të mirë nuk mund të mungonte kryegolashënuesi i Serie A Ciro Immobile me 7 realizimet e tij ndërsa për Rafael Leaon ka pak vend për koment. 34 ndeshje, 11 gola dhe 10 asiste e kthejnë portugezin në një prej faktorëve vendimtarë për fitimin e titullit kampion. Dhe sigurisht, trajner i vitit nuk mund të ishte askush tjetër veçse Stefano Piolit, arkitektit që riktheu Milanin te titulli kampion pas plot një dekade. /oversport.tv

Foto: grangala.assocalciatori.it

You may also like