Le të biem dakord që kjo nuk është Gili (as 20 vjeçe)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mania e rinisë i ka kapur të gjithë. Ajo e shkretë lakmohet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo program retushimi e filtrash. Madje dorën së fundmi po e rëndojnë edhe të njohurit si make-up artist. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Gili Berani, ku pas fotove që i ka publikuar Sellma, le të themi që na u desh pak kohë për ta kuptuar kush ishte personazhi, pavarësisht se ajo e thoshte aty sipër, Gili  dhe si Xixëllonjë.

Gili vërtetë ka qenë dhe është një grua e bukur, por fansat kanë menduar se Sellma e ka tepruar disi me photoshop.
Sellma Kasumoviq është një ndër grimieret më të njohur të personazheve të famshëm në Kosovë dhe Shqipëri, por këtë herë komentuesit nuk kanë qenë të kënaqur me retushimin që ajo i ka bërë punës së saj me Gilin.


Pavarësisht sa bukur duket, fansat duket se janë disi për më tepër orgjinalitet. Edhe ndonjë rrudhë moshe mund të duket bukur, kur e mendon, përtej faktit që artiste si Sellma në fakt nuk kanë nevojë fare të përdorin photoshop, pas mrekullive që bëjnë me duart e tyre./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like