LDK në Podujevë akuzon pushtetin për nepotizëm dhe dallavere në konkurse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbajtur një konferencë për media, për njëvjetorin e qeverisjes lokale me në krye Shpejtim Bulliqin nga LVV-ja.

Në konferencë u tha se LDK-ja mbështeti projektet e mira për Llapin, por që të njëjtat, për fat të keq, sipas tyre, ishin të pakta.

Kryetari i degës, Ekrem Hyseni, tha se ata që erdhën në pushtet me premtimet për depolitizim, përfunduam me politizim edhe më të madh të administratës komunale.

Sipas tij, gjatë këtij viti qeverisje, punëtorët e Komunës iu nënshtruan shantazhit e kërcënimev, njofton Klankosova.tv.

Hyseni shtoi se Bulliqi ka bërë edhe vepër penale, duke bërë transferimin e punëtorëve komunal në pozita të ndryshme, gjë që sipas tyre përbën shkelje.

Tutje ata akuzuan pushtetin lokal për nepotizëm në Arsim, dallavere me konkurse për mësimdhënës dhe të bursave për studentë. Po ashtu, sipas tyre, shkelje ka edhe në sektorin e Shëndetësisë, duke emëruar u.d të drejtorit të QKMF-së njerëz të partisë.

You may also like