LDK: Na duhet marrëveshje për njohje, ndryshe s’ka normalizim me Serbinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar sot një takim me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas një njoftimi nga kjo parti, në takim është biseduar për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

Kjo parti tha se mbështet zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.

“LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Qëndrimi i LDK-së është se vendit i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

“Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, u theksua në njoftimin e LDK-së.

Në takim, Abdixhiku thuhet të ketë kërkuar nga Lajçaku sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, “në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like