LDK-ja e kritikon qeverinë për rritjen e çmimeve: Paaftësia kushton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimeve nga Agjencia e Statistikës së Kosovës, sipas të cilës, inflacioni ka arritur në 11.2 për qind në muajin prill.

LDK-ja tha se po e përcjell me shqetësim këtë situatë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë, po e përcjell rritjen rekorde të çmimeve, e cila për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani”.

Derisa në reagim ka bërë të ditur disa hapa që duhet t’i ndërmarrë qeveria për ta zbutur krizën.

“LDK-ja, përveçse ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me krizën e papërballueshmërisë së çmimeve, ka ofruar edhe propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë. Përballë propozimeve tona, pushteti popullist ka zgjedhur injorimin e krizës, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë”.

You may also like