LDK insiston në heqjen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet e naftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, raporton Ekonomia Online.

Mbi 400 milionë euro në vit janë të hyrat në
buxhetin e shtetit nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për derivate. Por,
opozita po i kërkon Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e këtyre të hyrave.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka
thënë për Ekonomia Online, se kanë kërkuar që akciza nga 6 centë të bëhet në dy
centë.

“Kemi kërkuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së
(për naftën). Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat tona si LDK. Normal që
duhet të hiqet akciza sepse qytetarët paguajnë 6 centë më shumë dhe ne kemi kërkuar
mu pagu vetëm 2 cent, do të thotë të përgjysmohet akciza për naftën”, tha ajo.

Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK kanë kërkuar reduktimin, përkatësisht heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivate dhe produkte tjera të domosdoshme.

You may also like