Lazio turpërohet në Danimarkë, Ronaldo e bën sefte në Europa League! Ballkani dorëzohet në Pragë

by admin
Spread the love

Ka qenë një mbrëmje e zezë për Lazion në Europa League, pasi skuadra e Sarrit është turpëruar në Danimarkë nga vendasit e Midtjylland, që kanë fituar sfidën me rezultatin e thellë 5-1.

Manchester United ka fituar 2-0 në transfertë në shtëpinë e Sheriff Tiraspol. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë të sfidës në minutën e 39-të, që është edhe goli i tij i parë sezonal me United dhe i pari në karrierë në Europa League.

Feyenoord ka luajtur tenis me Sturmin e Grazit, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-0. Ferencvaros surprizon Monacon në shtëpi, ndërsa Freiburg fiton në Athinë përballë Olympiakos. Qarabag, Sociedad dhe Trabzonspor nuk gabojnë në ndeshjet shtëpiake.

Ballkani është mundur 3-2 në Pragë nga Slavia në ndeshjen e dytë të grupeve të Conference League. Kampionët e Kosovës kalojnë dy herë në avantazh në kryeqytetin çek, por vendasit reagojnë dhe përmbysin gjithçka që në pjesën e parë. Fitojnë ndeshjet respektive AZ Alkmaar, Basel dhe Gent. / Oversport.tv

You may also like