Lazio nuk zhgënjen ndaj Spezias, kryeqytetasit fitojnë me poker

by admin
Spread the love

Lazio ka mposhtur me rezultatin 4-0 Spezian në sfidën hapëse të kësaj dite të Serie A. Të besuarit e Maurizio Sarrit kanë zhvilluar një ndeshje perfekte përballë Spezias ku nuk e diskutuan në asnjë moment tre pikëshin.

Shansin e parë për Lazion e ka Ciro Immobile që shpërdoron një 11-metërsh në minutën e tretë. Më pas megjithatë, është Zaçagni që prish ekuilibirat e takimit duke i çuar shifrat në 1-0.

Në minutën e 24-t është Romagnoli që shënon golin e dytë për Lazion dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për kryeqytetasit. Në pjesën e dytë, është Milinkovic Savic që mendon për të vulosur takimin.

Mesfushori serb realizon në minutën e 62 duke e çuar rezultatin në 3-0. Në fundin e takimit pokeri plotësohet po nga Milinkovic Savic që realizon pas një asisti të Elseid Hysaj.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Twitter

You may also like