Lazio nuk llogarit më në Muriqin, po synon ta transferoj lojtarin që ia shënoi dy gola Prishtinës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lazio është i gatshëm ta shesë Vedat Muriqin muajin e ardhshëm për ta financuar blerjen e sulmuesit të talentuar norvegjez të Bodo/Glimt, Erik Botheim.

Drejtuesit i Lazios e kanë pranuar kërkesën e trajnerit Maurizio Sarri për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të dimëror, sipas mediave italiane, i cili hapet më 1 janar.

Sarri, i cili pritet së shpejti ta vazhdojë marrëveshjen me Lazion deri më 2025, dëshiron të paktën një sulmues të ri, ku ekipi i tij ka çaluar deri tani këtë sezon.

Botheim, 21-vjeçar, ka mahnitur këtë sezon me klubin nga liga elitare e Norvegjisë në UEFA Conference League, veçanërisht në dy ndeshje kundër Romës, duke i shënuar tri gola ndaj rivalit të lazianëve.

Në Kosovë Botheim është i njohur për golat e tij kundër Prishtinës, pasi falë dy golave të tij në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues për garën e kategorisë së tretë në Evropë në gusht, Bodo/Glimt e eliminoi Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Por për të arritur te Botheim, Lazios i duhet së pari të shesë futbollistë dhe lojtari më gjasat më të mëdha për largim nga kryeqyteti italian është sulmuesi i Kosovës Muriqi.

Muriqi ka dështuar ta bindë trajnerin Sarri me mundësitë e pakta që u janë dhënë deri tani këtë sezon dhe drejtuesit e Lazios janë të gatshëm ta shesin për ta financuar blerjen e 21-vjeçarit të talentuar të Norvegjisë.

Lazio e bleu Muriqin nga Fenerbahce për 19.2 milionë euro në verën e vitit 2020, por vlera e 27-vjeçarit nga Prizreni ka rënë dukshëm tani, në 8 milionë euro.

Muriqi i ka bërë vetëm 11 paraqitje deri tani për Lazion në të gjitha garant dhe ende është në kërkim të golit të parë sezonal.

You may also like