“Lazio një histori dashurie”, Tare: Të ardhmen e diskutoj me presidentin

by admin
Spread the love

Me kontratën që i skadon në fundin e sezonit aktual, e ardhmja e Igli Tares tek Lacio është vendosur më shumë se kurrë në diskutim.

Drejtori shqiptar ka bërë histori me bardhekaltërit me disa nga transferimet më të bujshme që mbajnë firmën e tij ndërsa në gjithë këto vite karrierë nuk kanë munguar edhe çmimet vlerësuese.

Ofertat nuk i mungojnë dhe duket se Tare po merr të gjithë kohën e nevojshme për t’i vlerësuar ato teksa në një deklaratë të fundit thekson se së bashku me presidentin Claudio Lotitto do të marrin një vendim në favor të Lazios, klub me të cilin është i lidhur që prej kohës kur ishte futbollist.

“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Tare. Kujtojmë se ky sezon rezultoi mjaft i suksesshëm për Lazion duke qenë se kryeqytetasit pas fitores së fundit ndaj Udineses, siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like