Lazio mendon për pasuesin e Strakoshës, gardiani shqiptar largohet në qershor

by admin
Spread the love

Lazio mendon për pasuesin e Thomas Strakoshës. Mesa duket portieri shqiptar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga bardhekaltrit në përfundim të kontratës aktuale që i skadon në 30 qershor.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.

Guliermo Vicario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij.

Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Alex Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepa Arrizabalagan e Chelsea-t.

Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e gardianit kuqezi me Strakoshën që ka shumë oferta sidomos nga Premier League.


Top Channel

You may also like