Lavrovit i bllokohet udhëtimi në Serbi, Kremlini e quan “veprim armiqësor”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh përreth e ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore.

Pas kësaj situate, Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”.  Lavrov ka folur mbi këtë situatë të cilën e ka quajtur të paprecedente.

“Ne ende nuk kemi marrë një shpjegim për vendimin”, tha ai. Lavrov  shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se veprime të tilla mund të shkaktojnë probleme me orarin e takimeve diplomatike të nivelit të lartë.

Megjithatë, ata nuk do ta pengojnë Moskën të mbajë kontakte me vendet mike, tha ai.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sonte në ditarin në RTS1 do të flasë më gjerë për këtë çështje.

Të dielën, katër vende: Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi njoftuan se nuk do të lejojnë avionit me Lavrovin në bord të fluturojë mbi hapësirat e tyre ajrore.

Lavrov ishte paraparë të vizitonte Beogradin më 7 qershor.

Për shkak të kësaj vizite, Gjermania kishte vënë në pikëpyetje vizitën e kancelarit Olaf Szholz më 10 qershor në Beograd. Mbi Serbinbë është rritur presioni të përcaktohet nëse cilin kah dëshiron të rrugëtojë – në Lindje me Rusinë apo me Perëndimin. Serbia është ndër vendet e vetme në rajon që ka refuzuar deri më tash t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. /SHENJA/

 

You may also like