Lavrov, akuza kryeministres së re britanike: Lizz Truss është anti-ruse

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka hedhur akuza në drejtim të kryeministres së re britanike, Lizz Truss duke thënë se ajo ka një qëndrim negativ ndaj Rusisë.

Sipas Lavrov, Truss duhet që fillimisht të rregullonte marrëdhëniet me fqinjët e saj, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

“Unë besoj se Liz Truss ka ende një prioritet më të lartë, para se të formulojë përfundimisht qëndrimin e saj ndaj Rusisë, i cili është dukshëm negativ, asaj do t’i duhet të zgjidhë marrëdhëniet me fqinjët e afërt”, theksoi kryediplomati rus.

Lavrov u shpreh se Truss ka një linjë të mbrojtjen e interesave të Britanisë së Madhe dhe nuk merr parasysh pozicionin e të tjerëve për të bërë ndonjë kompromisi.

Truss u emërua zyrtarisht si kryeministre e Britanisë së Madhe të martën në mëngjes pas një takimi me Mbretëreshën Elizabeth II në Kalanë Balmoral në Skoci.

Ajo mundi kolegun e saj të partisë Rishi Sunak në garën për kryeministër dhe në të njëjtën kohë u bë kryetarja e konservatorëve.

You may also like