Lautaro: Milito mësuesi im, Messi është flamuri i Argjentinës

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez, protagonist absolut me fanellën e Argjentinës gjatë ditëve të fundit, ka dhënë një intervistë për Inter Tv, gjatë së cilës i janë treguar disa fotografi gjatë rrugëtimit të tij në jetë dhe karrierë.

Sulmuesi ka folur për të shkuarën e tij dhe shpresat për të ardhmen. Mes të tjerash Lautaro ka folur për impaktin që kanë pasur në karrierën e tij Milito dhe Messi.

“Doja të bëhesha profesionist dhe në këtë foto është debutimi im, në krah të një futbollisti që ka shkruar historinë e futbollit dhe që mund ta quaj mikun tim. Flasim në telefon dhe më ka ndihmuar kur kisha nevojë.

Është një moment që do ta kujtoj gjithmonë, sepse nga Diego Milito kam mësuar shumë. U futa në vend të tij, ishte diçka e madhe sepse e dija çfarë ishte ai për futbollin dhe Racingun”, ka thënë sulmuesi argjentinas për Militon.

Fitimi i Kupës së Amerikës me Argjentinën është një emocion unik: “Kishte 28 vite që Argjentina nuk fitonte një trofe. Ishte ëndrra e Leo Messit, që për kombëtaren ka dhënë shumë.

Pas shumë vitesh në “Maracana” në Brazil ne fituam një trofe. Ishte e rëndësishme dhe e bëmë me një futboll të bukur. Me Messin që ëshstë flamuri ynë, më i miri në botë. Jam i lumtur që kam kontribuar për vendin tim”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Interit. / Oversport.tv

You may also like