Latifi: Kjo Vllazni ka një sekret, Brdaric i kërkova falje. Skënderbeu? S’vijnë më ato kohë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liridon Latifi i dhuroi Vllaznisë një pikë me vlera me golin e shënuar ndaj Teutës. Përballja e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1 me ekipin shkodran që ia doli të evitojë humbjen me dhjetë lojtarë.

Tre gola sezonalë në Abissnet Superiore për yllin e ekipit shkodran, i cili foli në “Gol pas Goli” në Supersport rreth ndeshjes, sekretit të Vllaznisë, marrëdhënieve me shokët e repartit të sulmit dhe rivalëve për titull.

Normal, sot jam më i qetë. Këtë vit jemi një skuadër dhe grup shumë i mirë. Grupi ka rëndësi të madhe, jemi shumë të bashkuar me njëri-tjetrin, ndoshta po ecim mirë prej kësaj. Kemi mundur të bëjmë edhe më mirë, por nuk kemi pasur fat.

Marrëdhënia me shokët? Jemi një grup shumë i mirë, e kalojmë gjithë kohën bashkë, kjo është shumë me rëndësi që një skuadër të ecë përpara. Kemi një marrëdhënie krejt të mirë unë, Aralica dhe Da Silva. Jemi shumë të kënaqur.

Episodi i ndodhur me Egnatian? Brdaric e di karakterin tim, unë i kërkova falje pas ndeshjes në Rrogozhinë. Dola nga vetja, më pas gjithçka iu rikthye normalitetit.

Skënderbeu? Në atë kohë në Korçë kishte lojtarë me kualitet shumë të lartë, prandaj ecëm përpara. Kemi pasur edhe grup shumë të fortë, me lojtarë me eksperiencë si Salihi, Shkëmbi, Shehi. Ata janë trajnerë sot dhe po udhëheqin ekipet e tyre. Vështirë të vijë më ajo kohë.

Mbrojtja e Vllaznisë? Trajneri duhet më u kujdes më shumë për këtë gjë, edhe pse po tregojmë se jemi shumë stabilë në çdo ndeshje. Kemi marrë pak gola në ndeshjet e fundit, shpresoj të vazhdojmë kështu.

Kundërshtari më i vështirë? Tirana, janë një skuadër shumë e rrezikshme. Kukësi ka marrë pikë shumë mirë, nuk e di deri ku mund të shkojë forca e Kukësit, por të shohim”, deklaroi Latifi.

You may also like