Largohet një portier nga Partizani, klubi njofton zyrtarizimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas afrimit të Bekim Rexhepit, Partizani është detyruar të largojë një nga portierët e tjerë të ekipi. Për rrjedhojë klubi ka ndërprerë kontratën me portierin tjetër, Vokli Laroshi.

Ka qenë vetë klubi i “Demave” që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Vokli Laroshin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve sipas parametrave të kërkuar nga Klubi, duke i dhënë mundësi Laroshit të zgjedhë destinacionin e radhës.

FK Partizani falënderon Vokli Laroshin që ishte pjesë e familjes së kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.” /oversport.tv

You may also like