Largohet nga Spanja për t’u futur në Big Brother, aktorja shqiptare pranon ftesën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teksa pritet të fillojë dhe edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”, shumë emra personazhesh janë përfolur se do të jenë pjesë e spektaklit. Moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani, ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë më 24 dhjetor dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka konkurrencë për të qenë pjesë e “reality show”-t.

Shumë emra kanë nisur të përfliten se do të jenë pjesë e spektaklit, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë reaguar ende. “Panorama Plus” raporton se një prej tyre është aktorja e njohur Olta Gixhari.

Duket se aktorja ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin.

Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar. Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij.

You may also like