Largohen shtyllat sinjalizuese të korsisë së biçikletave në Tetovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka filluar largimi i shtyllave sinjalizuese në korsinë e biçikletave në qytetin e Tetovës. Ky është ndër vendimet e para të kryetarit të ri të Tetovës, Bilall Kasami, i cili dje prezantoi vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t’i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë. Krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ndryshe, korsia e biçikletave në Tetovë u bë viral në rrjetet sociale, muaj më parë, kur u lëshua për përdorim nga kryetarja e atëhershme Teuta Arifi.

You may also like