Largimi ‘mister’ i Efit, nga ‘përgjimet’ e Luizit për Oltën, te karrigia e tepërt në tavolinë (DETAJET)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zgjedhja e Deas dhe “përgjimi” nga Luizi – Disa prej diskutimeve që ndodhin së fundmi në rrjet kanë të bëjnë me Oltën, Amosin, Dean dhe Tean, të cilët kanë kërkuar largimin e Efit nga gara ose në rast të kundërt, të katërt do të lënë menjëherë nga shtëpia duke e lënë kështu lojën në gjysmë.

Madje, në disa video që po qarkullojnë në TikTok, Luizi i tregon Kiarës dhe Efit se ai ka dëgjuar Oltën duke folur në dhomë të rrëfimit, se përse ata po ulin më shumë Efin dhe po ngrenë Kiarën. Prej ditësh Olta ka folur me banorët e tjerë për një largim të mundshëm të Efit, pasi vetëm në këtë mënyrë Luizi do të dobësohej.

Mungesa e klipit përmbledhës të Efit – Për çdo të larguar nga shtëpia ‘Big Brother “VIP”, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”. Klipi nuk u transmetua për Efin, për të cilën moderatorja tha se klipi nuk ishte gati pse eliminimini i saj ishte i papritur, por harroi se ish-konkurrentja e Përputhen ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin dhe mund të dilte edhe ajo.

Karrigia e tepërt – Pas spektaklit, në darkën e shtruar për banorët, Luizi ka vënë re një detaj tjetër shumë interesant, ku në tavolinë kishte 12 karrige, kur ndërkohë në shtëpi ishin 11 banorë ,(duke nënkuptuar që pjesë e darkës do të ishte edhe Efi, por gjërat mund të kenë ndryshuar në moment të fundit.

You may also like