Largimi i Sanchez është i sigurt, Interi synon të rikthejë në Itali yllin e United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me shumë mundësi Interi në fundin e sezonit do t’i thotë lamtumirë të paktën dy lojtarëve kilian, Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal. Pikërisht për të parin zikaltrit duket se e kanë gjetur që tani zëvendësuesin ideal.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Edison Cavani. Sipas asaj që raporton Daily Mail, “Matador” është i joshur nga ideja për t’u rikthyer në Itali dhe Interi do të ishte ekipi perfekt për ta bërë këtë gjë.

Nga ana tjetër, largimi i Sanchez e Vidal do të lehtësonte klubin nga rrogat e larta, çka do ta bënte më të lehtë afrimin e Cavanit. Ky i fundit do të largohet nga United në fundin e sezonit pasi kontrata e tij përfundon në verë. Për rrjedhojë, Interi do ta afronte Cavanin me parametër zero. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like