Largimi i dy deputetëve të njohur nga PD-ja brenda 24 orëve, reagon menjëherë Ilir Meta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka reaguar edhe për largimin e dy deputetëve të Partisë për 24 orët e fundit.

“Çdo akt individual është i respektuar, nuk më takon mua të jap komente. Në çdo rast duhet të respektohen. Ajo që mund të them me bindje është që parlamenti i 25 prillit është i deformuar, sigurisht që ishte më i përparuar se ai i ‘kërpëratave’ që Shqipëria kishte për dy vite rresht. Por është shumë larg të qenit një parlament demokrat, përfaqësues i shqiptarëve. Tani vëmendja është 12 nëntori, protesta e madhe kombëtare. Qëndrimi ynë si Parti e Lirisë është pjesëmarrje sa më aktive në parlament dhe në çdo isntitucion, por ne e dime që fuqia e Opozitës nuk mund të jetë në atë parlament”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

You may also like