Laporta bën tifozët të ëndërrojnë: Rikthimi i Messit? Do të shohim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta i bën tifozët të ëndërrojnë edhe njëherë për Lionel Messin. Numri 1 i katalanasve ka dhënë një intervistë për RAC1 ku nuk e ka mohuar mundësinë  e rikhtimit të “Pleshtit” me fanellën e Barcelonës.

“Fëmijët më pyesin gjithmonë nëse do të ketë një rikthim të Messit te Barcelona. Unë nga ana ime i them gjithmonë ‘Do të shohim’. Për momentin është një lojtar i PSG dhe nuk dua të hap probleme”.

Një deklaratë kjo që hap sërish mundësitë për një rikthim të Lionel Messit në shtëpi. Kujtojmë që kontrata e yllit argjentinas me PSG skadon në fundin e këtij sezoni dhe mund të transferohet kudo me parametër zero. /oversport.tv

You may also like