Lansohet raporti “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë” – Haxhiu: Po punojmë me përkushtim për arritjen e reformës

by admin
Spread the love

Ministria e
Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e
Evropës, kanë publikuar raportin “Vlerësimi Krahasues i të dhënave mbi
funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020)”.

Ministrja e Drejtësisë,
Albulena Haxhiu tha se janë duke punuar me përkushtimin me qëllim të arritjes së
reformës në drejtësi në Kosovë.

“Në kuadër të këtyre
përpjekjeve, Ministria e Drejtësie e konsideron edhe metodën e analizave të të
dhënave shumë të rëndësishme për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë
dhe mbi këto të gjetura të hartoj politika duke filluar me koncept dokument për
ta analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin për të filluar me hartimin e
ligjeve apo plotësim ndryshimin e tyre, varësisht se si na udhëzon koncept
dokumenti. Një rast i një analize të tillë të të dhënave është edhe raporti që
jemi mbledhur për ta lansuar sot”, tha Haxhiu.

“Duhet të theksohet
se kjo metodologji përdoret nga të gjitha vendet anëtare të këshillit të Evropës
dhe ka për qëllim të analizoj funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe të
orientoj politikat publike të drejtësisë dhe e të arrihen njohuritë më të mira
të kornizave kohore gjyqësorë dhe të optimizoj menaxhimin”, ka thënë ajo.

“Këto të gjetura
mund të përdorën nga të gjitha institucionet relevante për të koordinuar politikat
e tyre konform nevojave të paraqitura”, tha ajo

Alban Zogaj, Kryesues
i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se raporti është një shembull i mirë i punës
së institucioneve si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

“Siç kemi vërejt
nga raporti komponentët më të rëndësishme nga gjetjet e këtij raporti janë
buxheti që ka sistemi i drejtësisë në tërësi dhe gjyqësori veçanërisht, pa përjashtuar
këtu edhe këshillin prokurorial dhe agjencitë e tjera të pavarura dhe të rëndësishme.
Sigurisht është shumë i rëndësishëm edhe numri i gjyqtarëve që koincidon në
momentin më të rëndësishëm të gjyqësorit kur ne jemi në një fazë shumë intensive
të avancimit të gjyqtarëve”, tha Zogaj.

“Nuk do të mungoj
bashkëpunimi ynë me zyrën e këshillit të Evropës për projekte tjera pa përjashtuar
edhe projektet e BE. Definitivisht partnerët kanë mbështetur ne mas të madhe
zhvillim e gjyqësorit. Bashkëpunimi jonë do të jetë i përditshëm intensiv”, tha
Zogaj.

Veton Shabani, zëvendëskryesues
i Këshillit Prokurorial të Kosovës tha se është nder që në emër të këshillit
prokuorial të jetë pjesë e prezantimit të një raporti për vlerësimin e te dhënave
mbi funksionimit të drejtësisë.

“Një vlerësim i
tillë për sistemin tonë na ndihmon mjaft shumë në përcjelljen e progresit të
indikatorëve dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për fuqizimin e vazhdueshëm
në linjë me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Ndër prioritetet
e sistemit prokurorial ka qenë zvogëlimi i mbingarkesës me lëndë për prokurorë.
KPK me rekrutimin e prokurorëve të ri dhe miratimin e politikave të ndryshme ka
arritur të zvogëloj ngarkesën me lënë për 60 për qind”, tha ai.

You may also like