Lanë shtatë fëmijët e tyre të jetonin me 35 qen në kushte çnjerëzore, çifti dënohet me shtatë vite burg

by admin
Spread the love

Një çift prindërish anglezë të shtatë fëmijëve, janë dënuar me gjashtë vite burg secili, pasi lanë fëmijët e tyre të jetonin në kushte të “neveritshme” në një shtëpi të mbushur me 35 qen.

Christopher Bennett, 35 vjeç dhe Gemma Brogan, 41 vjeç, u dënuan të hënën pasi u deklaruan fajtorë në Gjykatën Leëes Croën për shtatë akuza për neglizhencë të fëmijëve, në një kohë që merrnin 7,000 £ në muaj të ardhura nga shteti për rritjen e fëmijëve.

Oficerët e policisë raportuan se një shtatëvjeçare, e cila flinte pranë një qeni të ngordhur, në një divan të një dhome të vogël e mbushur me 35 qen, ishte e mbuluar me jashtëqitje kafshësh.

Shtatë fëmijë, të moshës nga katër deri në 17 vjeç, si dhe 35 qen u hoqën nga shtëpia dhe u morën nën kujdes të shtetit.

“Nuk mund të merrnin frymë normalisht nga era e keqe. Gjendja e gjithë shtëpisë ishte tronditëse dhe e neveritshme; ajo ishte e rrëmujshme dhe ishte e shpërndarë me rroba të hedhura, mbeturina, ushqime të kalbura dhe jashtëqitjet e kafshëve. Dukej sikur kishte qenë e ndyrë për disa vite”, tha policia.

Kur u hap dera e dhomës së ndenjes, oficerët u tronditën kur panë dhjetëra qen duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin për të arritur te dera e hapur. Të gjithë qentë dukeshin të kequshqyer dhe të dobët. Leshi i tyre ishte i yndyrshëm, i lyer dhe i mbuluar me jashtëqitjet e njëri-tjetrit.