Landi risjell mesazhin prekës të Dr.Florit që e shkruajti një muaj para se të ndërronte jetë

by admin
Spread the love

Kanë kaluar rreth 7 vite që kur Dr. Flori është ndarë nga jeta.

Largimi i tij i hershëm tronditi të gjithë komunitetin artistik dhe publikun shqiptar që e kujton akoma duke i dëgjuar hitet e krijuara nga ai.

Kujtimin për të më shumti e mbajnë gjallë kolegët dhe miqt e afërt, siç bëri së fundmi Landi.

sociale ka risjell një status prekës që Flori kishte shkruajtur 1 muaj para se të ndërronte jetë.

Mesazhi u drejtohet të gjithë atyre që humbasin kohën duke rendur pas lekut, duke harruar gjërat me vlerë që kanë në jetë, siç janë fëmijët.

Skllavërohet vet njeriu me vullnet e me dëshirë, rend mbas lekut si marrë, merr e merr e fryhet mirë
Kur kujton se i ka të gjitha mu në kok i bien damllaja, ç’ka i mblodhi si makut do t’i prish se i vjen mandata
Dhe kujtohet 50 vjeç të fitoj kohën e humbur, e gjen veten si qyqar sepse ditët i jan zhdukur
Dhe fëmijët që i ka sot mundohet që t’i njohë edhe cop i bëhet shpirti se tani nuk ka me koh
Dhe ata e shofin babin si një lop që duhet mjelur, se kush humbi dashuri dashuri s’ka për të gjetur
Edhe ikën ky gjetiu shkon e zen nja dy dashnore, mundohet kot të bëj qefliun se ka koh ka dal jasht mode

Edhe mbyllet në një dhome me gjith lekët që ka ber, Thot:- i fal un që të gjitha, koha të kthehet dhe një herë
Fillon qan me lot dënese sepse mbrapa s’kthehet dot, shok i mbeti er e lekve dhe një tjetër nat e ftohtë”, ka shkruar Dr. Flori më 5 tetor 2014.


You may also like