Lamtumira e parakohshme e Rangnick i ka kushtuar shumë Manchester United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në bilancin e mbyllur në 30 qershor të vitit 2022, Manchester United regjistroi 130 milionë humbje. Në këtë bilanc janë publikuar edhe kostot që kanë paguar “djajtë e kuq” për largimin e parakohshëm të trajnerëve.

Në veçanti, në bilancin e tremujorit të fundit është saktësuar se 14.7 milionë sterlina (nga 24.7 milionë në total), janë shpenzime ekstra të përdorura deri në qershor të vitit 2022, periudhë në të cilën Ralf Rangnick ishte trajner i skuadrës së parë.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 16 milionë euro, është përdorur për të mbyllur bashkëpunimin me trajnerin gjerman. / Oversport.tv

You may also like