Lamborghini u thotë lamtumirë motorëve me benzinë –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Modeli i parë elektrik mund të jetë një crossover

 

Qëndrueshmëri, ndryshime klimatike dhe vëmendje ndaj mjedisit. Këto janë çështjet kryesore mbi të cilat po fokusohen kompanitë më të rëndësishme në botë.

Një nga sektorët më të interesuar në këtë ndryshim është, pa dyshim, ai automobilistik. Sipas një kërkimi të fundit të Pwc, në tre vjet, një e katërta e automjeteve të regjistruara do të jenë elektrike. Pjesa më e madhe e markave luksoze po përfshijnë ngadalë në katalogët e tyre propozime automjetesh hibride ose elektrike.

 

Lamborghini u thotë lamtumirë motorëve me benzinë

Në këtë drejtim, edhe Lamborghini është gati të mbyllë kapitullin e motorëve me benzinë, për të përuruar një më “green”. Synimi është eliminimi plotësisht i prodhimit të automjeteve termike në harkun e 10 – 15 vjetëve. Ideja e shtëpisë së Sant’Agata Bolognese është të bëjë një hap përpara brenda gjysmës së dytë të dekadës.

Stephan Winkelmann, CEO i Lamborghini, deklaroi se 2022-shi do të jetë viti i fundit në të cilin oferta do të përfshijë makina vetëm me motor me djegie. Në vitin 2023 do të jetë e disponueshme gjenerata e ardhshme e Aventador, i cili do të jetë një automjet hibrid plug-in.

Për automjetin e parë elektrik do të duhet të presim gjatë – deri në vitin 2028. Makina e parë elektrike do të jetë një crossover me katër vende. Edhe gjenerata e dytë e suv Urus do të elektrifikohet tërësisht – modeli i rinovuar pritet të debutojë rreth vitit 2029.

 

Stephan Winkelmann, CEO i Lamborghini

 

Viti më i mirë i të gjitha kohërave për Lamborghini

Projekte të mëdha dhe angazhim në frontin e elektrifikimit të automjeteve, me investime që do të arrijnë deri në 1.5 miliardë euro – për t’i siguruar botës një të ardhme më të qëndrueshme. Në vitin 2021, shtëpia automobilistike italiane dërgoi 8.405 automjete, duke regjistruar vitin më të mirë të të gjitha kohërave në nivel tregtar, me rritje me 13% krahasuar me vitin 2020.

Ndër modelet më të shituara, në vend të parë qëndron suv Urus, ndjekur nga Huracán dhe Aventador. Shtetet e Bashkuara mbetën tregu i parë (2.472 njësi, +11%), ndjekur nga Kina (935, + 55%), Gjermania (706, + 16%) dhe Mbretëria e Bashkuar (564, + 9%). Ecuria është e mirë edhe në Itali, ku shtëpia automobilistike ka regjistruar një rritje prej 3%, me 359 automjete të dorëzuara.

 

Të gjithë të çmendur për automjetet elektrike

Sigurisht, Lamborghini nuk është e vetmja që vë bast për një të ardhme 100% elektrike. Në shkurt të vitit të kaluar, Ford njoftoi se duke nisur nga viti 2030, do të ndërtojë vetëm mjete elektrike.

Edhe Honda i ka vënë vetes të njëjtin qëllim. Në prill të vitit 2021, CEO i kompanisë, Toshihiro Mibe, njoftoi se duke nisur nga viti 2024, marka japoneze do të ketë një flotë 100% elektrike. Rolls-Royce ka bërë të ditur se modeli i parë elektrik Spectre do të dalë në shitje në fund të vitit 2023.

Ferrari e parë elektrike do të dalë në treg në vitin 2025 – modeli i parë u zbulua më 24 qershor 2021, i cili do të jetë Ferrari 296 GTB, me motor 830 kuaj fuqi.

/ Forbes


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like