Lajmi që do të sjellë ndryshime drastike! Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe për shqiptarët

by admin
Spread the love

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar së fundmi se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Kjo Komandë, do të jetë në gatishmëri për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.

Avokati Spartak Ngjela shprehet se ky është çasti i pritur që nga viti 1945. Sipas tij , kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i Ngjelës:

“Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945:

Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë.

Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha.

Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës.

Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Suksesi është i të gjithë shqiptarëve.”, shkruan ai.

You may also like