Lajmi i madh për futbollin italian, stadiumet rihapen thuajse totalisht në mars

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lajme shumë të rëndësishme vijnë në lidhje me stadiumet italiane: kanë nisur bisedimet mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe po diskutohet mundësia për të rihapur stadiumet.

Objektivi është që stadiumet të hapen në 100% të kapacitetit të tyre në mars.

Sipas parashikimeve ndeshjet në javën e 26-të dhe atë të 27-të do të luhen me 75% të kapacitetit, ndërsa java e ardhshme do të vazhdojë me 50% të kapacitetit.

Bisedimet e fundit mes presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, janë fokusuar në lidhje me këtë çështje.

You may also like