LAJMI I FUNDIT: UEFA nuk e suspendon Çakirin

by admin
Spread the love

Gjyqtari Cuneyt Çakir nuk është suspenduar. Cuneyt Çakir është emëruar gjyqtar në përballjen mes Gjermanisë-Rumanisë që do të luhet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Kjo do të thotë se UEFA nuk e ka pezulluar atë pas polemikave në ndeshjen mes Milanit dhe Atletico Madridit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Javën e kaluar, gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletico Madrid një penallti inekzistente në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Milanin.

‘Rossonerët’ paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për përformancën e zyrtarit të ndeshjes. Shumë media raportuan se UEFA mund të pezullonte turkun, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

You may also like