Lajmi i Fundit: Tronditet futbolli kroat – futbollisti 23 vjeçar humb jetën pas një ataku në zemër

by admin
Spread the love

Një tragjedi në Kroaci ka rrënuar botën e futbollit. 

Marin Cacic, futbollisti kroat, vetëm 23 vjeç, ka ndërruar jetë të enjten, pasi pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij, NK Nehaj. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Sipas Marcas, lojtari u dërgua në një spital aty pranë teksa mjekët e futën atë në koma.

Që atëherë, ata u përpoqën të bënin gjithçka që ishte e mundur për të, por që ishte e kotë.

Mediat e përshkruajnë Cacic si një lojtar me projeksion, që e kishte nisur karrierën me disa paraqitje me Rijekën. 

Pasi kaloi një sezon në Itali me Isernia në Serinë D, ai u kthye në Kroaci për t’iu bashkuar NK Nehaj, i cili do të ishte klubi i tij i fundit.

You may also like