LAJMI I FUNDIT / Qeveria e Anglisë i vendos sanksione Roman Abramovichit

by admin
Spread the love

Sot në mëngjes, Qeveria e Anglisë ka vendosur që do t’i vendos sanksione pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich, shkruan Insporti.com.

Pronari rus Abramovich është i përfshirë në bisedimet për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Sanksionet i janë vendosur multi-miliarderit për shkak raporteve të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Abramovich ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur ta shes klubin e Chelseat për çmimin katër miliardë dollarë.

Përveç Chelseat, ai ka edhe biznese të ndryshme në Angli.

Në vitin 2018, shteti anglez ia kishte larguar vizën dhe hera e fundit që ai ishte në Londër për ta shikuar një ndeshje të Chelseat ishte në nëntor të vitit 2021, në barazimin me Manchester United 1:1.

Ai kishte blerë klubin e Chelseat në vitin 2003 për shumën e 150 milionëve eurove dhe që nga ajo kohë, klubi londinez ka fituar 19 tituj. /Insporti.com/

You may also like