Lajmi i Fundit: Pedri nuk ftohet për ndeshjen ndaj Atletico Madrid

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona këtë edicion është duke u ballafaquar me probleme të shumta.

Gjigandi spanjoll, përveç formës shumë të dobët që po kalon aktualisht, është duke u përballur edhe me mungesën e shumë futbollistëve shkaku i lëndimeve.

Skuadra e Koemanit nesër do të përballet me Atletico Madridin në derbin e xhiros se tetë dhe listës së futbollistëve që do të mungojnë i është shtuar edhe mesfushori, Pedri Gonzalez.

Pedri pati një shqetësim në muskulin e këmbës dhe nuk stërviti me bashkëlojtarët sot, ai nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Atleticos.

Kjo është lisa e plotë e futbollistëve të ftuar nga Ronald Koeman për derbin ndaj “Madrilenëve”

You may also like