Lajmi i Fundit / Bayern Munich interesohet për shërbimet e Brojës

by admin
Spread the love

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë dy klubet e fundit që i janë bashkuar garës për Armando Brojën sipas raportimeve të The Sun. Sulmuesi i kombëtares kuqezi (10 ndeshje dhe 3 gola me Shqipërinë) po i befason të gjithë me paraqitjet pozitive me Southampton, klub ku Chelsea e huazoi pasi firmosi një kontratë 5-vjeçare me të verën e kaluar.

Arsenali kryeson listën e klubeve angleze të interesuara, por është e vështirë që “Blutë e Londrës” ta shesin talentin shqiptar te një nga rivalët. Thomas Tuchel e vlerëson shumë Brojën. Trajneri i Chelsea do t’i japë shtatlartit nga Malësia e Madhe një shans në fazën përgatitore të verës. Gjermani ka mbetur i impresionuar nga impakti i Brojës në Premier League.

Gjashtë gola ka shënuar sulmuesi 20-vjeçar në Premier League me Southamton dhe tetë në total duke përfshirë edhe Kupën e Ligës. Gjithsesi, Bayerni dhe Dortmundi po ndjekin me kujdes ecurinë e Brojës, dhe ofertat gjermane pritet të merren në konsideratë nga Chelsea. “Duhet ta duartrokasim Brojën për ritmin me të cilin luan, ai po na impresionon me Southampton.

Fizikisht është super dhe e mbron mirë topin, Maguire nuk kishte shanse kundër tij. Broja ka gjithçka për këtë lojë: është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë. Është shumë e vështirë të luash kundër tij”, deklaroi për yllin e Southampton Martin Keown, ish-qendërmbrojtësi i Anglisë.

You may also like