Lajme të mira për tifozët e Serie A, stadiumet hapen 100% në fund të muajit

by admin
Spread the love

Lajme të mira vijnë për tifozët e skuadrave të Serie A, pasi në fund të këtij muaji pritet që stadiumet të lejohen në kapacitetin e tyre maksimal.

“Jam i sigurtë që në fund të muajit mars stadiumet italiane do të kthehen në kapacitetin e tyre maksimal. Padyshim që ka një rritje të infektimeve me covid, por fatmirësisht numri i të shtruarve në spitale nuk vë në presion shëndetësinë dhe gjithçka është në kontroll.

Ky element nga bind gjithnjë e më shumë se sa e rëndësishme është që të kompletohet i gjithë cikli i vaksinimit”, ka thënë zëvendës-sekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa për “Rai Radio 1”. / Oversport.tv

You may also like