Lajme të mira nga Lukaku, ja kur do të kthehet sulmuesi belg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas kaloi disa kohë me fizioterapistët e tij në Belgjikë, Romelu Lukaku është kthyer në Milano ku ka kryer disa teste për ecurinë ndaj dëmtimit që pësoi. Lajmi i mirë është se sulmuesi zikaltër ka pasur progres dhe është zbuluar se kur do të jetë i gatshëm për Inzaghin.

Tek Interi nuk dëshirojnë të rrezikojnë dhe Lukaku pritet të vihet në dispozicion të Inzaghit pas pushimit të kombëtareve. Pra belgu do të jetë i gatshëm më 1 tetor, ku Interi do të ketë përballë Romën në supersfidën e javës së tetë.

Kështu, Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa Romelu Lukakun vetëm për sfidën tjetër të kampionatit ndaj Udineses. Më pas Lukaku do të jetë i gatshëm për rikthimin e tij në fushën e lojës. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like