Lajme të këqija për Milanin nga Franca, Maignan do të mungojë për disa javë

by admin
Spread the love

Milan rrezikon që të humbasë Mike Maignan për dy ose tre javë. Sipas “Le Parisien”, kontrollet mjekësore që ka bërë portieri në Paris kanë evidentuar një dëmtim të lehtë në pulpën e majtë.

Ish-lojtari i Lille do të rikthehet në Itali, ku do të kryejë disa kontrolle të tjera nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit kuqezi, që do të vlerësojnë në detaje dëmtimin dhe kohën e mundshme të rikuperimit.

Maignan u zëvendësua nga Areola në pushimin e ndeshjes mes Francës dhe Austrisë, që u luajt të enjten në “Stade de France” për shkak të një shqetësimi në pulpë. Mungesa e tij ndaj Danimarkës u vendos që atë ditë, pasi Deschamps grumbulloi Steve Mandanda në vend të tij.

Nëse konfirmohet diagnoza, portieri i Milanit do të detyrohet të mungojë në ndeshjet kundër Empolit dhe Chelsea dhe rrezikon të mungojë edhe në sfidën kundër Juventusit në 8 tetor. / Oversport.tv

You may also like